Personeli

Fakulteti i Shkencave Natyrore
«DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS Godina C»

Përgjegjës departamenti

PROF. XHEZAIR TELITI <<CV>>, E-mail: xhezair.teliti@fshn.edu.al

HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TË MATEMATIKËS

Departamenti i Matematikës (DM) i ka fillimet e tij në vitin 1946, kur u krijua Instituti i parë Pedagogjik në Shqipëri, në përbërje të cilit ishte dhe katedra e Matematikës dhe Fizikës. Me krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitin 1957, kjo katedër u shndërrua në një qendër universitare të denjë, e cila ka përgatiur breza të tërë me kuadro arsimorë dhe shkencorë. Në sajë të përpjekjeve me përkushtim të stafit të shquar që ka milituar në vite në këtë katedër, është përballuar një punë me përmasa jo të zakonshme jo vetëm në zgjidhjen e nevojave të mëdha për mësues matematike, por dhe për konfigurimin e drejtimeve të ndryshme kërkimore, në të cilat janë angazhuar një numër jo i vogël kërkuesish. Në vitin 1971 nga kjo katedër u sigurua mbështetja profesionale e kërkimit e Qendrës së Matematike Llogaritëse dhe në vitin 1972 u krijuan grupet e profilizuara shkencore. Ecuria pozitive e punës së këtyre grupeve dhe konsolidimi i vazhdueshëm i drejtimeve shkencore të tyre çoi në zëvendësimin e katedrës së Matematikës me katedra më të specializuara. Kjo strukturë u shoqërua më pas me krijimin e Departamentit të Matematikës në përbërje të të cilit ishin seksionet: Analizë dhe Ekuacione Diferenciale, Algjebër, Gjeometri, Probabilitet dhe Statistikë, Analizë Numerike, Kërkime Operacionale.

Aktualisht DM përbëhet nga një staf me 26 punonjës, ndër të cilët 7 profesorë, 1 prof.asoc., 6 doktorë, 9 punonjës master dhe 3 të rinj në studime të nivelit master. Tematikat e punës shkencore në DM vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të ish seksioneve të mëparshme.